POLITIKË /

“Zvërneci ende pa projekt, kurse në Sazan ka nisur puna”, Ibrahimaj: Po negociojmë për përqindjen që do të ketë shteti

Ibrahimaj bëri të ditur se për zonën e Sazani ka nisur puna dhe negociatat me një kompani investuese, ku shteti shqiptar pritet të jetë bashkëinvestitor dhe bashkëpronar

Shkruar nga Versus

“Zvërneci ende pa projekt, kurse në Sazan ka nisur puna”,

Qeveria konfirmon se projekti turistik në Sazan ka nisur të zbatohet.

Në një konferencë për media, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, deklaroi se për zonën e Sazanit ka nisur puna dhe negociatat me një kompani investuese, ku shteti shqiptar pritet të jetë bashkëinvestitor dhe bashkëpronar.

“Kemi filluar punën për zhvillimin e Sazanit. Jemi në negociata për përqindjen që do të ketë shteti në projekt,” tha ministrja.

Ibrahimaj u pyet dhe për Zvërnecin, ku tha se ende nuk ekziston një projekt i miratuar.

Sipas saj, po punohet nga arkitektë dhe ekspertë të mjedisit për një plan zhvillimi që të përmbushë standardet evropiane.

Ibrahimaj deklaroi se qeveria pritet të hedhë për konsultim publik brenda verës, ligjin e ri për investimet strategjike, ndërsa ligji aktual i miratuar në vitin 2015 përfundon në dhjetor të këtij viti.

“Brenda verës do të fillojmë procesin e konsultimit për ligjin e ri për investimet, sipas standardeve të BE-së,” u shpreh ajo, duke theksuar se synimi është nxitja e investimeve, veçanërisht në zonat më pak të zhvilluara.Versus.al

Poll