POLITIKË /

Zv.kryeministrja kritikon incidentin në Komisariatin nr.3: Protesta më e turpshme! Nisi si një shfaqje nekrofile dhe vazhdoi me akte dhune

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu e cilësoi protestën si "një nga protestat më të turpshme", duke dënuar aktet e dhunës që, sipas saj, ishin të paralajmëruara.

Shkruar nga Versus

Zv.kryeministrja kritikon incidentin në Komisariatin nr.3: Protesta më

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas incidenteve të ndodhura mbrëmjen e djeshme pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, ku një grup protestuesish shkaktuan dëmtime në godinë gjatë protestës qytetare.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Koçiu e cilësoi protestën si "një nga protestat më të turpshme", duke dënuar aktet e dhunës që, sipas saj, ishin të paralajmëruara.

"Nisi si një shfaqje nekrofile në Bulevard dhe vazhdoi me akte dhune, të paralajmëruara që në fillim, me saktësi të habitshme", shkruan ajo.

Zëvendëskryeministrja thekson se ngjarjet e mbrëmjes tregojnë se protesta është devijuar nga qëllimi i saj dhe është shndërruar në një lëvizje të dhunshme.

Reagimi i Albana Koçiut:

Revolucioni dhe "Porositë" e Bufit”

Pa dyshim një nga protestat më të turpshme. Nisi si një shfaqje nekrofile në Bulevard dhe vazhdoi me akte dhune, të paralajmëruara që në fillim, me saktësi të habitshme.

Kjo mjafton për çdo qytetar të ndershëm që të kuptojë se këta jo vetëm që e morën peng protestën dhe e kthyen në një lëvizje të dhunshme, por nuk kanë asnjë qëllim për një të ardhme europiane./Versus.al

 

Poll