MAGAZINË /

VIDEO/ “Sapo dikush e kalon kufirin, unë iki. A jam kuptuar?”, Rusell Crowe përplaset me fansat në Paris

Shkruar nga Versus

VIDEO/ “Sapo dikush e kalon kufirin, unë iki. A jam kuptuar?”,

Rusell Crowe, aktori i njohur i Hollivudit u përplas me fansat e tij jashtë një hoteli në Paris, ku një grup fansash iu afruan duke i kërkuar autografe.

Sipas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, aktori fillimisht është përpjekur të vendosë rregull dhe t’i mbajë fansat në distancë, pasi disa prej tyre i ishin afruar shumë pranë.

“Rri aty ku je, mos më shty. Do të vij tek ti! Jepu hapësirë të gjithëve!”, është dëgjuar të thotë ai.

Më pas, Crowe ka qenë edhe më i prerë në reagim, duke paralajmëruar se nuk do të tolerojë sjellje të papërshtatshme.

“Sapo dikush e kalon kufirin, unë iki. A jam kuptuar?”,  Rusell Croë përplaset me fansat në Paris

Pavarësisht paralajmërimeve, situata nuk është qetësuar menjëherë, ndërsa dëshmitarët raportojnë se atmosfera është bërë më e tensionuar kur ai ka refuzuar të nënshkruajë një objekt specifik.Versus.al

Poll