AKTUALITET /

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të ndërtohet kompleks pallatesh! Leja e stërmadhe i është dhënë firmës “Rajli”!

Leja e zhvillimit ka kaluar në KKTU në datën 20 nëntor 2024, ndërkohë që vetëm në fund të muajit janar 2026, ajo është zbardhur nga ky institucion.

Shkruar nga Versus

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të

Një kompleks i stërmadh me pallate pritet të ndërtohet në kodrën më të bukur të Durrësit, në afërsi të “Vilës së Zogut”, një pikë referimi për shumë e shumë vite, teksa me një të rënë të lapsit qeveria po shkatërron një identitet, për t’i hapur rrugë privatit për beton. Një kontrast tepër i madh po ndodh në Durrës, ku vetë qeveria po shkatërron objekte strategjike dhe godina historike, siç është projekti TID, ndërkohë që po vetë jep me shumicë leje për pallate.

Vox News ka siguruar dokumente të një tjetër leje zhvillimi, të cilës i është vënë firma dhe vula në fund të muajit janar 2026, në kohën kur qindra banorë të Durrësit, ata të cilët preken nga projekti TID, dilnin në rrugë dhe kërkonin transparencë.

Nën rrogoz, shtetarët kanë firmosur lejen e radhës, shumë afër banesave që do të prishen, madje këto ndërtime prekin edhe godinën e famshme “Vilën e Zogut”, në kodër dhe me një pamje piktoreske nga deti Adriatik.

Por, për këtë qeveri e për këta shtetarë, s’ka rëndësi historia, por vetëm interesat tepër të ngushta që lidhin me subjektet privatë. Leja e stërmadhe i është dhënë firmës “Rajli”, me pronar Ramadan dhe Brikena Gugashi, një kompani që operon prej vitesh në Durrës, madje ndërtimet e pallatet e ndërtuara prej saj janë prekur edhe nga tërmeti.

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të
Faksimile: Leja e zhvillimit e miratuar nga qeveria në fund të muajit janar 2026, pas një sërë oponencash nga institucionet shtetërore

Vox News ka siguruar dokumente të vjetra dhe të reja, duke hedhur dritë mbi mënyrën apo tentativën e KKTU-së për të shkatërruar kodrën e gjelbër të Durrësit, e paprekur për shumë vite me radhë, duke qenë se ishte afër “Vila e Zogut” apo nën të gjenden edhe relike të shumta. Arkeologët kanë deklaruar ndër vite se poshtë qytetit aktual ka rrënojë të disa kohëve, madje edhe në kodër, ndërkohë që qeveria duket se po “varros” të gjithë historinë.

Leja e zhvillimit ka kaluar në KKTU në datën 20 nëntor 2024, ndërkohë që vetëm në fund të muajit janar 2026, ajo është zbardhur nga ky institucion. Në fund është vendosur “miratimi i lejes së zhvillimit për objektin ‘kompleks me funksion rezidencial, hoteleri dhe shërbime me 1-7 kate mbitokë dhe 1-3 kate nëntokë’, me vendndodhje në Durrës, me zhvillues ‘Rajfi Group’” thuhet në dokument.

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të
Faksimile: Harta e zonës ku do të ndërtohet në Durrës, ngjitur me “Vilën e Zogut”, në kodrën panoramike të qytetit

Vox News ka shfletuar dokumentet shoqëruese të kësaj leje, ku vetë anëtarët e KKTU-së duhet ta lexonin se “zona ku do të zhvillohet projekti ndodhet në një pozicion strategjik në qytetin e Durrësit, pranë vilës historike të Ahmet Zogut, një rezidencë e dikurshme mbretërore dhe simbol i Shqipërisë në vitet 1920-1930”.

Më tej vijon se zona kodrinore përballë detit Adriatik karakterizohet nga një peisazh natyror me pjerrësi të theksuar dhe vegjetacion të pasur mesdhetar duke ofruar një panoramë të gjërë dhe të pakufizuar drejt horizontit detar. “Falë pozicionit të tij të privilegjuar, që ndodhet në një mjedis natyror të paprekur, vendndodhja e projektit është veçanërisht e përshtatshme për zhvillimin rezidencial dhe hoteleri” vijon dokumenti.

Sipas saj, afërsia me Vilën e Ahmet Zogut, një trashëgimi e rëndësishme historike dhe arkitektonike, i shton prestigj zonës. “Vila, që dominon të gjithë kodrinën, është një pikëpamje vizuale dhe kulturore, duke përfaqësuar një pjesë të rëndësishme të historisë së vendit. Parcela ka një sipërfaqe prej 15.977 m² rreth 800 metra larg nga rruga kryesore bregdetare. Parcela ka një pamje të hapur dhe të pakufizuar nga deti, në drejtimin veri-lindor shfaqet pamja nga kodra, ndërkohë që terreni kodrinor është i mbuluar me pisha dhe vegjetacion tipik mesdhetar”. vijon dokumenti.

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të
Në foto: Gjendja ekzistuese e zonës, një kodër e bukur e mbuluar e gjitha me pisha

I njëjti dokument vijon se kombinimi i afërsisë me plazhin, gjelbërimit të pasur dhe lartësive mbresëlënëse, e shndërron këtë zonë në një destinacion ideal për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të integruar me natyrën. Sipas saj, projekti “Pine Residences”, i pozicionuar në një zonë strategjike të Bashkisë Durrës, është konceptuar si një kompleks modern.

Mësohet se në gjithë zonën do të ndërtohen godina të shumta, deri në 7 kate, si Apart – Hotel, restorante dhe bare tematike. “Hapësira rekreative dhe argëtuese, përfshirë kënde lojrash për fëmijë, palestra moderne, pishina të brendshme dhe të jashtme, si dhe qendra Wellness & SPA, të cilat janë tashmë elementë thelbësorë në ofertën e turizmit elitar” vijon dokumenti.

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të

Rrafshohet “Vila e Zogut” në Durrës, do të
Në foto: Projekti që ka miratuar KKTU përfshin godina deri në 7 kate në një sipërfaqe prej më shumë se 15 mijë metra katrorësh

Në maketin e miratuar jepen detaje se çfarë do të ndërtohet në gjithë atë kodër, me sipërfaqe prej 15 mijë metra katrorësh. “Godinat janë kompozuar me forma të pastra, të drejta dhe gjeometrike, duke theksuar linja të qarta dhe volumetrinë e thjeshtë të ndërtesës. Mbyllja e ndërtesës realizohet me çati në formë moderne, duke i dhënë siluetë bashkëkohore dhe duke harmonizuar linjat e çatisë me volumet e ndërtesës” vijon dokumenti.

Por, me sy të lirë, shikohet se e gjithë zonë do të mbulohet nga betoni, që do të rrafshojë një nga zonat më të bukura të Durrësit. Madje, edhe një nyje historike, teksa me këto ritme, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim, nga mali deri në det, duket se Shqipëria do të humbë njëherë e mirë gjithë historinë e saj./Voxnews

 

 

 

 

Poll