Ena më e madhe e qeramikës të gjetur në Shqipëri është restauruar nga një zonjë. Duart e arta të Hatixhe Simo, femra e dytë shqiptare që ka punuar për restaurimin e objekteve arkeologjike, i ridhanë formën vazos së qeramikës, të shekullit të III Para Erës së Re.
Ka qenë Frederik Stamati, “kirurgu” i trashëgimisë kulturore shqiptare, i cili ka rikthyer në vëmëndje kontributin e zonjës Simo. Në një postim në rrjetet sociale, Stamati thekson se ena e qeramikës, u gjet gjatë punës së ushtarëve dhe zboristëve, për të hapur një kanal në zonën e Belshit.

“Në laborator erdhi si një grumbull copash. Brenda saj kishte enë të tjera më të vogla prej qeramike. Dekoracioni nuk dukej fare. Fillimisht u trajtua kimikisht për të larguar depozitimet gëlqerore. Dolën dekoracionet. U analizua për përberjen kimike dhe u gjet se ku eshte prodhuar. Pastaj e restaurua për t'i dhënë formën përfundimtare.” – kujton Stamati

Sipas restauratrit të njohur Stamati, vazoja e restauruar mjeshtërisht nga Hatixhe Simo, nuk mendohet të jetë prodhuar në zonën ku është gjetur dhe se origjina e saj mbetet e vështirë për tu përcaktuar. Sidoqoftë, lashtësia e vazos mbi 2300 vjeçare provon se ajo është një prodhim i periudhës ilire.
Violeta Llavda, Hatixhe Simo, Marita Beçi, Gilberta Demiraj janë emrat e restuaratoreve të para në vend, kontributi i të cilave ngelet një gur i çmuar në ruajtjen e rilindjen e trashëgimisë sonë kulturore.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

