ZANAT /

Gruaja që "rilindi" vazon antike ilire të gjetur rastësisht në Belsh

Ena e qeramikës, u gjet gjatë punës së ushtarëve dhe zboristëve, për të hapur një kanal në zonën e Belshit

Shkruar nga ar.ba.
Gruaja që "rilindi" vazon antike ilire të gjetur
Hatixhe Simo

Ena më e madhe e qeramikës të gjetur në Shqipëri është restauruar nga një zonjë. Duart e arta të Hatixhe Simo, femra e dytë shqiptare që ka punuar për restaurimin e objekteve arkeologjike, i ridhanë formën vazos së qeramikës, të shekullit të III Para Erës së Re.

Ka qenë Frederik Stamati, “kirurgu” i trashëgimisë kulturore shqiptare, i cili ka rikthyer në vëmëndje kontributin e zonjës Simo. Në një postim në rrjetet sociale, Stamati thekson se ena e qeramikës, u gjet gjatë punës së ushtarëve dhe zboristëve, për të hapur një kanal në zonën e Belshit.

Gruaja që "rilindi" vazon antike ilire të gjetur

Në laborator erdhi si një grumbull copash. Brenda saj kishte enë të tjera më të vogla prej qeramike. Dekoracioni nuk dukej fare. Fillimisht u trajtua kimikisht për të larguar depozitimet gëlqerore. Dolën dekoracionet. U analizua për përberjen kimike dhe u gjet se ku eshte prodhuar. Pastaj e restaurua për t'i dhënë formën përfundimtare.” – kujton Stamati

Gruaja që "rilindi" vazon antike ilire të gjetur

Sipas restauratrit të njohur Stamati, vazoja e restauruar mjeshtërisht nga Hatixhe Simo, nuk mendohet të jetë prodhuar në zonën ku është gjetur dhe se origjina e saj mbetet e vështirë për tu përcaktuar. Sidoqoftë, lashtësia e vazos mbi 2300 vjeçare provon se ajo është një prodhim i periudhës ilire. 

Violeta Llavda, Hatixhe Simo, Marita Beçi, Gilberta Demiraj janë emrat e restuaratoreve të para në vend, kontributi i të cilave ngelet një gur i çmuar në ruajtjen e rilindjen e trashëgimisë sonë kulturore.   

 

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.

Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.

Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.

Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.

Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.

Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al