
Durrës- Tre gra nga Kolumbia janë arrestuar nga policia për veprën penale të prostitucionit. Gjatë një operacioni të zhvilluar në lagjen e Vollgës, policia ka arrestuar në flagrancë 26 vjeçaren M.L e cila prej një muaji kishte marrë me qira një apartament të cilin e kishte përshtatur për prostitucion dhe dy bashkëkombëset e saj A.G, 33 vjeçe dhe B.A, 26 vjeçe.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 3 klientë, për veprën penale “Prostitucioni”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 pasaporta të shtetaseve të arrestuara, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 1 leje drejtimi dhe 3 celularë.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës. Versus.al

