Fier- Një atentat me armë zjarri është shënuar paraditen e sotme në Lushnje në lagjen “Misto Mane”. Burime bëjnë me dije se është qëlluar drejt një automjeti në kthesën pranë spitalit të Lushnjës.
Në vendngjarje janë gjetur dhjetëra gëzhoja dhe dyshohet se autorët kanë qëlluar me kallashnikov. Paraprakisht dyshohet se është plagosur një person.
Pas të shtënave me armë zjarri, në fshatin Lifaj është gjetur i djegur një automjet pa targa që dyshohet të ketë qenë i autorëve. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rastit të rëndë të ndodhur në një zonë të frekuentuar në Lushnjë. Versus.al
