Durrës- Policia ka arrestuar 21 vjeçarin e identifikuar si Orgito Hajrullaj i cili dyshohet se është autor i 11 vjedhjeve të ndodhura në vila, hotele, biznese e parkingje të ndryshme.
I riu ishte shpallur në kërkim për vjedhje të kryera edhe më parë dhe në momentin e arrestimit ka tentuar të largohet duke kundërshtuar punonjësit e policisë. Nga vjedhjet e kryera ka marrë shuma parash, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhemjete të tjera lëvizëse.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” (në më shumë se një rast), “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Versus.al







