AKTUALITET /

14 vjeçari në Vlorë bën “kërdinë”, përplas dhe kthen përmbys makinën e policisë, 2 efektivë të plagosur

Pasagjer në makinë ishte edhe një bashkëmoshatar i të miturit.

Shkruar nga Versus
14 vjeçari në Vlorë bën “kërdinë”,
Foto nga vendngjarja

Vlorë- Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë bulevardit "Ismail Qemali". 

Një automjet policie ka përfunduar i përmbysur si pasojë e përplasjes së qëllimshme nga një mjet tip "Gol" që drejtohej nga një i mitur 14 vjeçar, ndërsa pasagjer me të ishte bashkëmoshatari i tij.

Për pasojë 2 efektivë policie mbetën të plagosur. Mësohet se ata po e ndiqnin të miturin që nga zona e lagjes "Çole" pasi nuk i ishte bindur urdhrit për të ndaluar. 2 efektivët e plagosur u transportuan në spital, ndërsa i mituri u shoqërua në komisariat për të sqaruar rrethanat e rastit. Versus.al

Poll