AKTUALITET /

38 ditë revoltë para Kryeministrisë/ Ambientalisti Sazan Guri kërkon përshkallëzim të protestës

Ambientalisti tha se historia ka treguar se qeveritë mund të rrëzohen vetëm nëse qytetarët nuk heqin dorë nga kauzat e tyre

Shkruar nga Versus

38 ditë revoltë para Kryeministrisë/ Ambientalisti Sazan Guri

Në protestën e sotme e cila ka hyrë në ditën e 38-të, mori fjalën dhe eksperti i mjedisit Sazan Guri, i cili bëri thirrje për përshkallëzim të protestës.

Ambientalisti tha se vendi ka arritur në një pikë ku përballë nesh ndodhet vetëm një anije, do të ikë ose ky që as në emër nuk e meriton t’i thërrasësh.

“Këtë kryeministër e kemi rrethuar demokratikisht dhe moralisht. Rrethimi i tretë për mua është rrethimi fizik. Të rrethohet Parlamenti dhe Kryeministria, që ata të mos marrin vendime për kauzat tona”, tha ai.

Ai iu përgjigj dhe komenteve të deputetëve socialistë për pjesëmarrjen në protestë duke thënë se historia ka treguar se qeveritë mund të rrëzohen vetëm nëse qytetarët nuk heqin dorë nga kauzat e tyre, duke u bërë thirrje protestuesve të qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur.

“Nuk ka qeveri që nuk rrëzohet, por ka qytetarë që tërhiqen. Nuk ka kauza që nuk fitohen, por ka qytetarë që lënë kauzën përgjysmë. Çdo njeri t’i japë fjalën vetes kur vjen në këtë shesh, tamam si gjeneralët që dogjën anijet. Të puthim fëmijët dhe gratë dhe në këtë luftë të gjatë rezistence do t’i mundim ata avash-avash, me moral”, u shpreh Guri./Versus.al

Poll