
Një 80 vjeçare në lagjen “Pavarësia” të Vlorës ka shkaktuar frikë tek banorët pasi doli nga banesa ku jetonte e vetmuar dhe kërcënoi të hidhej nga kati i tretë.
Për disa minuta ajo qëndroi në ballkonin e shtëpisë derisa mbërritën zjarrfikësit dhe policët. Një efektiv zjarrfikës u ngjit me shkallë në banesën e të moshuarës për ta bindur që të zbriste poshtë.
E moshuara vuan nga probleme të sklerozës. Nipi i saj shkoi të hapte derën së bashku me efektivin zjarrfikës dhe aktualisht po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Versus.al

