AKTUALITET /

“95 tonë misër me Alfatoksinë B1 ‘avulluan’”, skandali i kompanisë “Modi”, kryeinspektori: Është shitur në treg

Ngarkesat vinin nga Serbia dhe Greqia dhe hynin nga Vlora dhe Shkodra.

Shkruar nga Versus

“95 tonë misër me Alfatoksinë B1

Autoriteti Kombëtar i Ushqimet zbuloi skandalin në Shkodër ku subjekti “MODI” rezultoi se kishte importuar rreth 104 ton misër rifuxho të kontaminuar me Alfatoksinë B1 mbi normat e lejuara.

Për këtë çështje pati një reagim për mediat edhe Inspektori i Përgjithshëm Dashnor Sula i cili tha se pas verifikimeve rezultoi se sasia ishte e përzierë dhe pa gjurmueshmëri, ndërsa në kontrollin fizik të datës 4 mars, u gjetën vetëm 9.5 tonë duke ngritur dyshimet për lëvizje të paligjshme të këtij produkti.

“Nga 104 ton të bllokuara, janë konstatuar vetëm 9.5 ton, gjendje në datë 04.03.2026. Kjo është objekt hetimi. Ka indicie të forta se ka dalë në treg. Sipas të dhënave nga Tatimet, subjekti ka tregtuar rreth 119 ton gjatë periudhës nëntor 2025 – shkurt 2026.”, tha ai.

Dyshohet se një pjesë e sasisë së misrit të kontaminuar është hedhur në treg pasi të dhënat e Tatimeve tregojnë tregtim prej 119 ton gjatë periudhës nëntor 2025-shkurt 2026. AKU ka bllokuar produktin dhe ka vendosur 5 gjoba shoqëruar edhe me urdhrin e asgjësimit të produktit deri më 3 prill. Rasti është referuar në prokurori.

Sula sqaroi se rasti lidhet me ushqimin për kafshë dhe deri tani nuk ka prova për rrezik të drejtëpërdrejtë për konsumatorët. Versus.al

Poll