AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Dibër! Shoferi humb kontrollin dhe përfundon tek berberi. Plagoset punëtori dhe oficeri i policisë

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë efektivi i policisë Veli Gjura, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Po ashtu është plagosur dhe një ndihmës berber që punonte në subjekt.

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Dibër! Shoferi humb kontrollin dhe

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Peshkopisë.

Drejtuesi i automjetit “Golf”, i identifikuar si shtetasi Alban Shoti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka hyrë brenda një biznesi privat (berberhane).

Si pasojë ka mbetur i dëmtuar rëndë efektivi i policisë Veli Gjura, i cili ndodhet në gjendje të rëndë. Po ashtu është plagosur dhe një ndihmës berber që punonte në subjekt.

Mësohet që polici ishte në shërbim për mbarëvajtjen e qarkullimit pasi në orën 19:00 kryetari i opozitës shqiptare Sali Berisha kishte mitingun përmbyllës në Peshkopi.

“Sot, rreth orës 18:30, në kryqëzimin Velia, në Peshkopi, shtetasi A.Sh., 27 vjeç, duke drejtuar një automjet tip “Golf”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga duke u përplasur me një dyqan. Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar shtetasi V.Gj., (punonjës policie në shërbim) i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se drejtuesi i automjetit ishte nën efektin e alkoolit dhe është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit”, sipas njoftimit zyrtar të policisë.

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: