
Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Fushë Krujë-Thumanë ku një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së disa makinave.
Ka ndërruar jetë në vend pasagjerja Bedrie Saja, ndërsa kanë mbetur të plagosur dy shoferët e makinave të përfshira në aksident Idriz Saja e Malvina Kani dhe një prej pasagjerëve, Lindita Saja.
“Rreth orës 11:00, në aksin rrugor “Fushë Krujë – Borizanë”, automjeti me drejtuese shtetasen M. K., rreth 30 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. S., rreth 50 vjeç. Si pasojë ka humbur jetën pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin I. S., nëna e tij, shtetasja B. S., rreth 85 vjeçe, si dhe janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja tjetër në automjetin me drejtues shtetasin I. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve"- njofton policia. Ndërkohë të plagosurit u trasportuan drejt spitalit të Traumës.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë. Versus.al







