Një ngjarje me armë zjarri është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Shkafanës, në Durrës, ku një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, i riu ka marrë një plagë në këmbë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Rrethanat e incidentit nuk janë ende të qarta, por dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta. Ndërkohë, policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij./ Versus.al







