AKTUALITET /

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, pl*gosen 4 persona

Shkruar nga Versus

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, pl*gosen 4 persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit në aksin Milot-Rrëshen ku dy automjete janë përplasur duke shkaktuar 4 persona të plagosur. 

Mes personave të lënduar ishte edhe një grua e cila për disa minuta pas aksidentit mbeti e bllokuar në njërin prej mjeteve. 

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit ku po marrin trajtim mjekësor dhe ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti. Versus.al

Poll