
Dy makina janë përplasur këtë mbrëmje në zonën e Vaqarrit në Tiranë, e për pasojë janë plagosur dy persona.
Përplasja mes mjeteve ka qenë e fortë, “kokë më kokë”, duke shkaktuar dëmtime të konsiderueshme në të dy mjetet.
Të plagosurit janë transportuar për ndihmë mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

