Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier-Ballsh, pranë fshatit Plyk.
Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur dy persona të plagosur.
Ata janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

