Një aksident ndodhi pasdite e sotme në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë.
Raportohet se makina doli nga rruga, duke përfunduar disa metra më tutje në tokat bujqësore.
Brenda mjetit ishin dy persona, një djalë dhe një vajzë, të cilët u dërguan menjëherë në spitalin Rajonal të Korçës për të marr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mjekët shpjeguan se çifti ka pësuar dëmtime të lehta dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën apo dëmtime në trup. Policia po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen./ Versus.al

