AKTUALITET /

Aksident në aksin Orikum-Vlorë, makina përplas tufën e bagëtive, ngordhin 10 dhi, plagoset çobani

Shkruar nga Versus
Aksident në aksin Orikum-Vlorë, makina përplas tufën e
Pamje nga aksidenti

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin Orikum–Vlorë, ku një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi V.G., ka përplasur një tufë bagëtish të imta që po kalonin rrugën.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë ngordhur rreth 10 dhi.

Gjithashtu, është plagosur çobani Andi Demiraj, rreth 35 vjeç, i cili ndodhej në fund të tufës në momentin e ngjarjes.

Autoritetet po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./Versus.al

Tags:

aksident

Poll