AKTUALITET /

Aksident në aksin Ura e Leklit-Këlcyrë, motomjeti përplaset me “Fordin”, plagosen të dy drejtuesit

Shtetasi italian Riccardo Rocco, 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Shpëtim Muka, 44 vjeç

Shkruar nga Versus

Aksident në aksin Ura e Leklit-Këlcyrë, motomjeti përplaset

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të hënë në aksin Ura e Leklit-Këlcyrë, pranë Kthesës së Kodrës.

Sipas informacionit, mësohet se shtetasi italian Riccardo Rocco, 40 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tip “Ford”, që drejtohej nga shtetasi Shpëtim Muka, 44 vjeç.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit dhe janë transportuar me urgjencë në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Poll