
Elbasan- Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gramsh ku një automjet ka dalë jashtë rrugës dhe është rrokullisur disa herë duke përfunduar në kanal.
Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit dhe një person tjetër që udhëtonte me të. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se të lënduarit janë nxjerrë nga automjeti dhe janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri më tani nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
Sipas informacioneve dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia e lartë e automjetit. Versus.al

