AKTUALITET /

Aksident në Lushnjë, përmbyset zetori, humb jetën fermeri

Shkruar nga Versus

Aksident në Lushnjë, përmbyset zetori, humb jetën fermeri  
Fier- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Dushk të Lushnjës, ku një 71-vjeçar humbi jetën pasi u aksidentua teksa drejtonte zetorin. 

I ndjeri është identifikuar si Hekuran Xhelo, i cili po shkonte drejt tokave të tij bujqësore me zetor, kur mjeti është përmbysur në rrethana ende të paqarta.

Në mjetin bujqësor ishin dy persona dhe pasagjeri u dërgua në spital për ndihmë.Versus.al

Poll