Dibër- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në rrugën e Abrit pranë vendit të quajtur “Ura e Vocit” në Bulqizë ku dy makina u përplasën me njëra tjetrën duke lënë si pasojë një person të plagosur rëndë.
Drejtuesit e tjerë të automjeteve që po qarkullonin në këtë rrugë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Versus.al

