AKTUALITET /

Aksident në rrugën Korçë-Maliq, makina i pret rrugën ''BMW''-së, plagosen babai dhe 2 fëmijët e mitur

Sipas raportimeve, aksidenti është shkaktuar nga mjeti tip ''Opel''.

Shkruar nga Versus
Aksident në rrugën Korçë-Maliq, makina i pret rrugën
Foto nga vendngjarja

Një aksident u shënua pasditen e sotme në rrugën nacionale Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Bulgarec.

Një mjet tip "Opel Corsa" duket se ka qenë shkaktari i këtij aksidenti, teksa ka kërkuar të hyjë drejt një rruge dytësore në anën tjetër të karaxhatës, duke u përplasur kokë më kokë me një mjet tip "BMë".

Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 pjesëtarë të një familje, babai dhe dy fëmijët e mitur, përkatësisht 9 dhe 10 vjeç.

Është bërë me urgjencë transportimi i tyre drejt Spitalit Rajonal të Korçës ku po marrin mjekimin e nevojshëm ndërsa dy të miturit ndodhen në pediatrinë e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Versus.al

Poll