
Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Lezhë-Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Dajçit.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motoçikletë. Siç shihet edhe nga pamjet e vendit ku ndodhi ngjarja, drejtuesi i motoçikletës është përplasur me xhamin e automjetit.
Për pasojë mbeti i plagosur dhe u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Versus.al

