Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në rrugën Lushnjë-Berat ku një automjet tip “Benz” ka përplasur motorin me të cilin udhëtonte një turist i huaj në drejtim të Beratit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar dëmtime të shumta dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Dyshohet se turisti humbi kontrollin e motorit dhe më pas u godit nga mjeti tip “Benz”. Versus.al

