
Durrës- Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën Shkozet-Plepa ku një automjet që drejtohej nga 23 vjeçari S.N ka përplasur për vdekje këmbësorin e moshuar.
D. T., 81 vjeç, ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa shoferi i ri u shoqërua për në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Versus.al

