AKTUALITET /

Aksident tragjik në Lezhë, vd*s shqiptari nga Kosova! Motra dhe djali i tij përfundojnë tek 'Trauma'

Shoferi i kamionit të përfshirë në aksident, u shoqërua për në komisariat për veprime të mëtejshme.

Shkruar nga Versus
Aksident tragjik në Lezhë, vd*s shqiptari nga Kosova! Motra dhe djali
Foto nga vendngjarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të sotëm në aksin Lezhë-Milot ku një kamion me shofer A.M është përplasur me një automjet që drejtohej nga shqiptari i Kosovës, K.B.

Ky i fundit humbi jetën tragjikisht në vendngjarje. Ndërsa motra dhe djali i tij u transportuan për në spitalin e Traumës ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i kamionit është shoqëruar për në komisariatin e policisë ku po kryhen procedurave e mëtejshme ndaj tij. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik. Versus.al

Poll