AKTUALITET /

Aksident tragjik në Tiranë: I mituri kishte dalë për të lypur, përplasja nga makina e dytë rezultoi fatale! Kamerat zbardhin dinamikën e ngjarjes

Një 7-vjeçar humbi jetën dje në zonën e Treshit në Tiranë pas përplasjes nga dy makina, ndërsa përpiqej të mblidhte disa monedha që i kishin rënë në tokë. Ngjarja u dokumentua nga kamerat dhe dëshmitë e banorëve, duke zbardhur dinamikën tragjike të aksidentit.

Shkruar nga Versus

Aksident tragjik në Tiranë: I mituri kishte dalë për të

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë i ndodhur në zonën e Treshit në Tiranë të martën, ku humbi jetën një i mitur 7-vjeçar.

Sipas burimeve për media përplasja ka ndodhur sapo është ndezur semafori jeshil për makinat.

Fillimisht Tomorr Shukullli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë.

I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur jeshilja dhe e ka përplasur.

Goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave.

55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja, Valentina Koltraku ka vijuar rrugën dhe është larguar.

Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai.

Sipas tij, ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur.

Zbardhja e ngjarjes është bërë nga kamerat në distancë dhe dëshmitë, ndërsa pak orë më vonë është gjetur një kamera me pamje të qartë që tregon dinamikën e aksidentit.

7-vjeçari, në momentin e aksidentit dyshohet se ka qenë duke lypur./Versus.al

Poll