
Ambasada e SHBA në Tiranë ka publikuar një njoftim të pazakontë sigurie, duke këshilluar qytetarët amerikanë të shmangin disa ambiente në kryeqytet për shkak të rrezikut të mundshëm të dhunës hakmarrëse dhe shqetësimeve për sigurinë.
Paralajmërimi u shpërnda përmes kanaleve zyrtare dhe u bën thirrje shtetasve amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin vendet e përmendura dhe të ndjekin njoftimet për përditësime të mëtejshme.
Sipas mesazhit zyrtar, si masë paraprake sigurie për datën 20 shkurt 2026, për personelin e ambasadës janë shpallur jashtë përdorimit disa lokale në Tiranë, konkretisht: Juvenilja, Kështjella Juvenilja, Pastiçeri Venezia dhe Magic Club.
Qytetarëve amerikanë u rekomandohet t’i shmangin këto ambiente, të monitorojnë mediat lokale, të kenë gjithmonë një plan emergjence dhe të mbajnë profil të ulët.
Njoftime të tilla publikohen zakonisht vetëm kur vlerësohet se ekziston një rrezik i shtuar për shtetasit amerikanë, duke përfshirë situata të mundshme kriminale ose tensione specifike. Deri tani, autoritetet në Shqipëria nuk kanë dhënë një reagim zyrtar mbi këtë paralajmërim, ndërsa mbetet e paqartë se cilat zhvillime konkrete kanë çuar në lëshimin e alarmit.
Mesazh për qytetarët amerikanë
Subjekti: Alarm sigurie
Vendndodhja: Tirana
Data/Ora: E premte, 20 shkurt 2026
Ngjarja: Si një masë paraprake sigurie për shkak të mundësisë së dhunës hakmarrëse dhe/ose raportimeve për praktika të padrejta biznesi dhe shqetësime për sigurinë, restorantet e mëposhtme janë të ndaluara për personelin e Ambasadës Amerikane:
Juvenilja
Kështjella Juvenilja
Pastiçeri Venezia
Magic Club
Veprimet që duhen ndërmarrë:
Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këto restorante
Monitoroni mediat lokale
Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje
Mbani një profil të ulët

