
Një aksident zinxhir ku janë përfshirë tre automjete është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Durrës–Tiranë, në afërsi të zonës së Maminasit, duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i përplasjes ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mosmbajtja e distancës së sigurisë, çka ka sjellë humbjen e kontrollit dhe përplasjen e mjeteve njëri pas tjetrit.
Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë. Ata kanë marrë menjëherë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët kanë bërë menaxhimin e trafikut të rënduar dhe kanë nisur veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe shkaqet e aksidentit.
Për disa kohë, qarkullimi në aksin Durrës–Tiranë është ngadalësuar ndjeshëm, duke krijuar radhë automjetesh në të dy drejtimet.Versus.al

