
Një shtetas spanjoll, 43 vjeç, është arrestuar në Kosovë, pasi dyshohet se rrëmbeu vajzën e tij 6-vjeçare në ishullin e Majorkës dhe u largua nga Spanja për t'iu shmangur autoriteteve.
Sipas mediave spanjolle, burri e kishte fshehur fillimisht të miturën në bagazhin e automjetit për të kaluar pa u zbuluar, ndërsa më pas humbi çdo gjurmë. Gjatë hetimeve u zbulua se ai kishte mbyllur llogarit
Falë bashkëpunimit mes autoriteteve policore të disa vendeve evropiane, u arrit të lokalizohej vendndodhja e tij në Kosovë. Më 24 qershor, Policia e Kosovës zhvilloi operacionin që çoi në arrestimin e 43-vjeçarit dhe gjetjen e vajzës 6-vjeçare.
Autoritetet bënë të ditur se fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe iu dorëzua institucioneve përgjegjëse për mbrojtjen e të miturve. Ndërkohë, i dyshuari është lënë në paraburgim, në pritje të procedurave gjyqësore dhe vendimit për ekstradimin e mundshëm drejt Spanjës.Versus.al

