AKTUALITET /

Aksionet e "spastrimit" të call center-ave, kush është E.P me biznese në ndërtim që po sfidon policinë dhe vijon me "punën"

Shkruar nga Versus
Aksionet e "spastrimit" të call center-ave, kush është
Foto ilustruese nga një aksion i mëparshëm i policisë

Prej javësh, policia ka nisur një aksion të vazhdueshëm kontrollesh në ambientet ku ushtrohet veprimtaria e paligjshme e mashtrimit të shtetasve të huaj nëpërmjet aktivitetit “call center”.

Shuma të mëdha parash të sekuestruara, pajisje kompjuterike e persona të arrestuar gjatë operacioneve të policisë ndaj këtyre veprimtarive kriminale, tek të cilat kishin rënë pre qindra shtetas të huaj.

Megjithatë, kur duket se policia e ka marrë seriozisht aksionin ndaj call center-ave, ekziston ende një veprimtari e tillë e drejtuar nga një person me inicialet E.P i cili duket se po sfidon “blutë”.

Në ambientet në pronësi të tij vijon veprimtaria e call center, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Versus.al, E.P ka edhe biznese të tjera në sektorin e ndërtimit ku merr rregullisht leje për ndërtimin e godinave të reja.

Burime për redaksinë bëjnë me dije se dyshohet se në të gjitha pikat e shpërndara nëpër Tiranë, ky call center numëron rreth 700 punonjës. Ndërkohë do të sigurohen informacione të tjera në vijim për këtë veprimtari të paligjshme. Versus.al

Poll