AKTUALITET /

EMRAT/ Aksioni i SPAK dhe policisë në Tiranë kundër grupit kriminal që trafikonte drogë, arrestohet Orest Sota dhe Artur Koçeku, në kërkim Artur Shehu dhe Ilir Shtufi

Sipas të dhënave të SPAK, mësohet se është arrestuar një person si dhe janë lëshuar 20 masa sigurie.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Aksioni i SPAK dhe policisë në Tiranë kundër grupit

Zbardhen detaje nga operacioni i gjerë që ka nisur ditën e sotme në Tiranë nga SPAK në bashkëpunim me policinë e Shtetit.

Në fokus është aktiviteti i një grupi kriminal që trafikon lëndë narkotike në Tiranë.

Sipas të dhënave të SPAK, mësohet se është arrestuar biznesmeni Orest Sota dhe Artur Koçeku si dhe janë lëshuar 20 masa sigurie.

Mësohet se në kërkim janë Artur Shehu dhe  Ilir Shtufi, ndërsa janë lëshuar masa sigurie për biznesmenët Edmond Jaupaj  dhe Orges Birçaj.

Aksioni është ende në zhvillim, ndërsa pritet që autoritetet të publikojnë më shumë detaje mbi numrin e personave të përfshirë, masat e ekzekutuara dhe rezultatet e operacionit.Versus.al

 

 

Poll