AKTUALITET /

Arkitekti amerikan Steven Holl tregon dhuratën nga Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në festivalin europian “Bread & Heart” që u zhvillua në Tiranë, një ngjarje e veçantë që mblodhi mbi 150 arkitektë të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota, të angazhuar në projekte të ndryshme në Shqipëri.

Shkruar nga Versus

Mes të ftuarve ishte edhe arkitekti i njohur amerikan Steven Holl, pjesë e projektit Expo Albania, i cili ndau një moment të veçantë me publikun: ai tregoi kravaten që kishte veshur, të cilën e kishte marrë dhuratë nga vetë kryeministri Rama – një kravatë e pikturuar nga dora e tij.

“Po përpiqem të kuptoj se në çfarë momenti historik ndodhemi, duke parë projektet e mëdha si ato të Mitterrand. Por ai nuk mund të vizatonte dhe të pikturonte si Edi Rama. Edhe kjo kravatë është punim i tij,” – tha Holl. Ai shtoi se përkundër dështimeve në konkurse ndër vite, mbështetja dhe mundësitë që iu janë ofruar arkitektëve kanë qenë vendimtare për mbijetesën dhe suksesin e studios së tij. Versus.al

Poll