AKTUALITET /

Misteri rreth Ervis Martinajt, Artan Hoxha: E kanë vr*rë dhe kufoma e tij është zhdukur

Sipas Hoxhës, është e pamundur që prej 3 vitesh biznesmeni të mund t'u ketë shpëtuar armiqve të tij të botës së krimit të cilët u bashkuan për ta eleminuar.

Shkruar nga Versus

Misteri rreth Ervis Martinajt, Artan Hoxha: E kanë vr*rë dhe kufoma e

Çështja e biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj u rikthye sërish në vëmendje pas arrestimit të Aldo Avdylajt dhe pas kërkesës së babait të Martinajt për shpalljen e të birit si person të zhdukur.

Fati i Martinajt ka mbetur enigmë, por gazetari i kronikës, Artan Hoxha shpreh bindjen se biznesmeni i shumëkërkuar është eleminuar nga grupet kundërshtare të cilat sipas tij u bënë bashkë pavarësisht armiqësive me qëllim zhdukjen e Martinajt. 

I ftuar në ''Opinion'', gazetari shprehu bindjen se kufoma e Martinajt është zhdukur. 

“Problemi që kanë ata 3 vite e gjysmë ata nuk kanë kontakt. Kontakti i fundit ka qenë më 9 gusht dhe kanë komunikuar me mesazh dhe janë ndërprerë kontaktet. Version është që ata e kanë rrëmbyer dhe e kishin vrarë dhe zhdukur kufomën. Nga ajo ngjarja deri sot është një tjetër aleancë që e drejton vendin deri te Martin dhe u ndërpre ajo epokë. Martinaj ishte një person që e modernizoi krimin.  Martinaj është babai i katër fëmijëve, tre vajza dhe një djalë është djalë i vetëm, ka studiuar për ekonomi biznesi, nuk është se vinte nga bota e krimit. A u bë armik publik se u bë kundërshtarë i qeverisë. Rasti i parë që Rama i drejtohet direkt Martinajt, në moment që e ndjeu rrezikun, Martinaj Mori vila ngjitur me Ramën në vijë ajrore 10 apo 15 metër në distancë. Ervis Martinaj është eliminuar dhe kufoma e tij është zhdukur. Në Shqipëri mund t’i fshihesh kujtdo, por jo miqve të tu apo dhe hasmit. Ti mund t’i fshihesh kujdo këtu, sidomos asaj aleance që kishin qenë kundërshtarë me njëri tjetrin dhe u bën bashkë për të goditur atë. Jam i bindur që e kanë eliminuar”,-tha Hoxha. Versus.al

 

 

 

Poll