
Një autmojet është gjendur i djegur në fshatin Halil të Krujës.
Dyshohet se ajo është makina e autorëve të atentatit në Rinas, ku si pasojë ka mbetur i vdekur Gilmando Danin, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.
Si ndodhi atentati?
Gilmando Dani po udhëtonte me një mjet luksoz të bardhë së bashku me një person tjetër kur u bë viktimë e një atentati mafioz pranë aeroportit të Rinasit. Autorët, duke përdorur një makinë Toyota me targa greke, iu afruan Benzit nga ana e pasagjerit ku ndodhej Dani dhe qëlluan me breshëri automatiku. Si pasojë, Dani humbi jetën, ndërsa shoferi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, me dyshime se ka marrë plumba në kokë./Versus.al

