AKTUALITET /

Babai i 8-vjeçarit që i mbijetoi aksidentit në Durrës: Kërkon shokët, nuk më duhet ndjesa e autorit

Shkruar nga Versus
Babai i 8-vjeçarit që i mbijetoi aksidentit në Durrës:
Pamje nga vendngjarja

Babai i 8-vjeçarit që arriti t’i mbijetojë aksidentit tragjik të ndodhur dy ditë më parë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ka rrëfyer gjendjen e rënduar të të birit, i cili po merr trajtim të specializuar në një spital në Tiranë.

Në një intervistë për mediat, ai tregoi se djali ka pësuar dëmtime serioze në legen, në këmbë dhe në mushkëri, ndërsa vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve.

Sipas tij, i mituri kërkon vazhdimisht shokët, duke mos e kuptuar ende plotësisht tragjedinë.

“E mora djalin dhe u nisa drejt Tiranës, pasi spitali i Durrësit më referoi këtu. Ai komunikonte, por kërkonte vazhdimisht shokët… Njëri nga fëmijët shpëtoi pa u prekur, pasi ishte në anë të biçikletës. Djalin e nxorën nga reanimacioni dhe tani ndodhet në dhomë më vete. Gjendja e tij është e rënduar. Pyeste vetëm për kushëririn, nëse kishte pësuar të njëjtin fat si ai… I tregova një foto të personit të arrestuar dhe e njohu. Vetëm atë kujton. Ka një thyerje në legen dhe dëmtime në këmbë, ndërsa në mushkëri ka pësime të tjera. Më thotë vetëm që makina ishte shumë e shpejtë…”, u shpreh babai.

Ai theksoi gjithashtu se drejtuesi i automjetit ishte një person problematik, i njohur në zonë për shkelje të përsëritura të rregullave të qarkullimit dhe përdorim të alkoolit.

“Ai ka qenë gjithmonë problematik. E kemi denoncuar disa herë në polici. Ka pasur vazhdimisht probleme si me shpejtësinë, ashtu edhe me alkoolin,” tha ai.

Sa i përket ndjesës publike të familjarëve të autorit, babai u shpreh prerë: “Nuk më duhet ndjesa.”/Versus.al

 

Poll