AKTUALITET /

Bashkia e Vlorës mbyll Dhomën e Tregtisë, i ndërron bravën derës

Shkruar nga Versus

Bashkia e Vlorës mbyll Dhomën e Tregtisë, i ndërron

Pak ditë pas largimit të qendrës rinore, kryetarja e Bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini ka marr një tjetër vendim.

Dhoma e Tregtisë, ku ambientet janë të mbyllura dhe dera hyrëse është pajisur me bravë të re, pa paralajmërim dhe pa marrë parasysh pagesat e rregullta të qirasë. Nuk dihen ende arsyet për mbylljen e kësaj godine, disa qytetarë e konsiderojnë vendim arbitrar dhe të pakuptueshëm.

Gjatë ditës së sotme, askush nuk ka mundur të hyjë në ambientet e Dhomës së Tregtisë, të cilat sipas planeve do t’i kalojnë Qendrës Kulturore, një tjetër vendim i papritur nga kryebashkiakja Brunilda Mersini.

Kreu i Dhomës së Tregtisë, Arben Breshani deklaroi se: institucionit të tij i janë shlyer të gjitha detyrimet financiare për qiranë, dhe megjithatë u është refuzuar hyrja. “Pagesa është bërë sipas faturës zyrtare nga vetë bashkia,” shpjegoi ai, duke e konsideruar bllokimin fizik të ambienteve si një vendim të nxituar dhe të paarsyeshëm.

Nga ana tjetër, Bashkia mbetet në qëndrimin se vendimi është pjesë e riorganizimit të pronave publike, por qytetarët e ndjekin me skepticizëm stilin e vendimeve të Brunilda Mersinit, të cilat po e shndërrojnë administrimin e qytetit në një lojë mbylljesh dhe hapjesh të papritur, me pasoja për institucionet dhe përdoruesit e tyre./Versus.al

Poll