AKTUALITET /

Bënte manovra të rrezikshme me makinë, kapet 20 vjeçari në Durrës, ishte nën efektin e drogës

Shkruar nga Versus

Bënte manovra të rrezikshme me makinë, kapet 20 vjeçari

Një 20 vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit pasi drejtonte makinën e tij nën efektin e drogës. I riu F.B u pikas nga efektivët e policisë pasi kryente manovra të rrezikshme me automjetin që drejtonte në rrugën “Petrt Llaftiu” dhe përdorte telefonin në timon.

Pasi u ndalua nga policia, i riu shfaqi sjelle të dyshimta dhe pas testit me aparatin që teston për drogën, rezultoi se 20 vjeçari ishte nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit shfaqi sjellje të dyshimta dhe, pas kryerjes së testit me aparatin drogëtestues, rezultoi nën efektin e lëndëve narkotike. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Tags:

durres droge

Poll