
Një shpërthim me lëndë plasëse është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, ku është dëmtuar dera e një lokali në pronësi të shtetasit me inicialet S.F.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
“Rreth orës 04:00, në lagjen “Çlirim”, në derën e lokalit të shtetasit S. F., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”. Versus.al







