AKTUALITET /

Bërtiti para komisariatit, ia mbathi nga policia dhe u përmbys me makinë! Humb jetën vëllai zv.ministres

Shkruar nga Versus
Bërtiti para komisariatit, ia mbathi nga policia dhe u përmbys me
Fotomontazh: Makina e përmbysur, viktima Ernis Xhumari dhe motra e tij zv.ministrja e Mjedisit Elda Xhumari

Fier- Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të 2 qershorit në Lushnjë ku automjeti i 43 vjeçarit Ernis Xhumari u përmbys në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit” duke bërë që shoferi të humbte jetën.

Xhumari rezulton të jetë vëllai i zëvendës ministers së Mjedisit Elda Xhumari.

43 vjeçari kishte kryer manovra të rrezikshme dhe kishte bërtitur para komisariatit të policisë së Lushnjës. Pasi pikasi patrullën e policisë, ai tentoi të largohej me shpejtësi dhe u përplas me bordurat anësore të rrugës, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Plasmasit”.

“Rreth orës 01:45, të datës 02.06.2026, punonjësit e sallës operative të Komisariatit të Policisë Lushnjë, nëpërmjet kamerave të sigurisë, kanë konstatuar përpara Komisariatit, një automjet tip “Mercedes-Benz”, duke kryer manovra të çrregullta, dhe më pas drejtuesi i automjetit ka dalë nga automjeti duke bërtitur para Komisariatit, veprim të cilin e ka përsëritur disa herë”- thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë ndjekjes nga efektivët, makina e tij u përmbys, ndërsa goditjet ishin fatale për Xhumarin i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht ngjarjen e rëndë. Versus.al

Poll