
Pasditen e sotme, ambientet e drejtorisë së Policisë Tiranë u përfshinë nga flakët si pasojë e një zjarri, duke shkaktuar panik dhe alarm tek autoritetet policore.
Zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga disa kabuj elektrikë në katin e poshtëm të godinës.
Fillimisht flakët janë neutralizuar me fikëse dore nga vetë punonjësit e policisë, ndërsa më pas në vendngjarje është thirrur edhe zjarrfikësja për arsye sigurie.
Fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar apo të bllokuar. Versus.al

