AKTUALITET /

Bllokuan Unazën e Madhe, e pësojnë dasmorët! 3 nën procedim penal, 4 në kërkim! Sekuestrohen makinat e marra me qira

Shkruar nga Versus

Bllokuan Unazën e Madhe, e pësojnë dasmorët! 3 nën

Gjatë sezonit të verës përveç fluksit të madh të automjeteve, një detaj që vihet re është se në disa raste trafiku i automjeteve vjen edhe si pasojë e gëzimeve familjare si dasmat. Shpesh herë për të patur një kujtim sa më të bukur, dasmorët zgjedhin të bllokojnë rrugë të rëndësishme duke shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Një rast i tillë është shënuar së fundmi në Unazën e Madhe të Tiranës, ku dasmorët nuk kanë shpëtuar pa ndëshkim. Më 24 gusht, disa persona ndaluan në mes të rrugës së Unazës së Madhe makina të dekoruara për ceremoni martesore duke penguar qarkullimin.

Për pasojë, ka nisur procedimi penal për 3 prej tyre, E.D 36 vjeç, D.M 22 vjeçe dhe Xh.A 38 vjeç i cili është shpallur në kërkim. Po ashtu po punohet për të kapur 4 persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe sekuestrimin e automjeteve të përdorura të cilat sipas policisë rezultojnë të kenë qenë marrë me qira.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Versus.al

Tags:

dasma tirane

Poll