AKTUALITET /

Bulqizë / Zjarr në Qafë Bualli, në rrezik banesat ne zonë (VIDEO)

Për shkak të terrenit të thyer dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, është aktivizuar edhe ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë, të cilët po operojnë në rotacion për të lokalizuar dhe shuar vatrën.

Shkruar nga Versus

Bulqizë / Zjarr në Qafë Bualli, në rrezik banesat ne

Një vatër serioze zjarri ka shpërthyer në zonën malore të Qafë Buallit, në Bulqizë, mes Qytetit të Vjetër dhe Planit të Bardhë, duke shkaktuar shqetësim për përhapjen e flakëve në një territor të gjerë me bimësi të dendur.

Forcat në terren

Për të përballuar situatën, është organizuar një operacion i gjerë ndërinstitucional, ku janë përfshirë:

8 mjete zjarrfikëse
40 efektivë të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (MZSH)
15 efektivë të Policisë së Shtetit
25 punonjës të bashkisë Bulqizë
10 forca vullnetare nga komuniteti

Ndërhyrje nga ajri

Për shkak të terrenit të thyer dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, është aktivizuar edhe ndërhyrja nga ajri me 2 helikopterë, të cilët po operojnë në rotacion për të lokalizuar dhe shuar vatrën.

Zjarri po përparon në një zonë me rrezikshmëri të lartë për natyrën dhe banesat përreth, ndërsa autoritetet bëjnë thirrje për vigjilencë dhe bashkëpunim nga ana e qytetarëve për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm.

Operacioni po vijon me intensitet dhe koordinohet nga strukturat vendore në bashkëpunim me emergjencat civile dhe forcat ajrore. Autoritetet janë në gatishmëri të plotë deri në neutralizimin e plotë të flakëve.

Poll