AKTUALITET /

Degradon konflikti për një vend parkimi, përfundon me dhunë, një person në gjendje të rëndë te Trauma!

Gjatë sherrit, një person u godit me sende të forta në kokë dhe, për shkak të gjendjes së rënduar, u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Shkruar nga Versus

 

Degradon konflikti për një vend parkimi, përfundon me dhunë,

Mbrëmjen e sotme në zonën e Kunës, Shëngjin, një debat mes disa personave ka degjeneruar në dhunë fizike. Sipas burimeve, konflikti filloi si një mosmarrëveshje për një vend parkimi, por shpejt u përshkallëzua në përplasje të ashpra.

Gjatë sherrit, një person u godit me sende të forta në kokë dhe, për shkak të gjendjes së rënduar, u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të sqaruar rrethanat, si dhe për të identifikuar e ndaluar personat e përfshirë në konflikt. /Versus.al

Poll