AKTUALITET /

Detaje nga plagosja në Vlorë, si klienti i shkoi kursantit në berberhane dhe e qëlloi me thikë në zemër

Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se i riu ka mbërritur në gjendje të koshientë, dhe aktualisht po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Shkruar nga Versus

 

Detaje nga plagosja në Vlorë, si klienti i shkoi kursantit në

Një ngjarje e rëndë me armë të ftohtë është shënuar këtë të hënë në qytetin e Vlorës, ku një 25-vjeçar, shtetasi M. Shaka, është plagosur me thikë pranë zemrës, pas një konflikti në ambientet e një berberhaneje në zonën e njohur si Aleksandria, në lagjen Pavarësia.

Sipas burimeve të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur pas një debati verbal mes një klienti dhe kursantit që ndodhej në orarin e punës në këtë berberhane. Autori, ende i paidentifikuar zyrtarisht për publikun, ka goditur kursantin me thikë dhe është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se i riu ka mbërritur në gjendje të koshientë, dhe aktualisht po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit. Goditja pranë zemrës e bën gjendjen e tij delikate.

Paraprakisht dyshohet se konflikti mund të ketë qenë i mbartur, ndërsa autori këtë herë ka ardhur i përgatitur dhe i pajisur me thikë.

Policia ndodhet në vendngjarje, ka vendosur perimetër sigurie dhe po ushtron kontrolle në ambientet e biznesit, ndërkohë që ka nisur punën për arrestimin e autorit, i cili sipas burimeve të brendshme, është identifikuar. /Versus.al

Poll