AKTUALITET /

Dhunoi policen në krye të detyrës, arrestohet 44 vjeçarja në Shkodër

Shkruar nga Versus

Dhunoi policen në krye të detyrës, arrestohet 44 vjeçarja

Shkodër- Policia ka arrestuar 44 vjeçaren e identifikuar me inicialet L.P pasi dyshohet se ka dhunuar një efektive në krye të detyrës.

Mësohet se agresorja ka goditur punonjësen e policisë bashkiake A.D, 39 vjeçe teksa kjo fundit ishte në orar të punës.

Materialet hetimore i janë dorëzuar prokurorisë së Shkodrës ku kanë nisur hetimet për veprën penale “goditje për shkak të detyrës”. Versus.al

Poll